Eshtë shërbimi i ri i menduar nga CNA e Modenas për t’iu përgjigjur kërkesave të punëtorëve të huaj dhe punëdhënësve, të cilët kanë të bëjnë me procedurat e emigracionit. Pranë sportelit tonë, do të mund të marrësh informacione dhe ndihmë përsa i përket këtyre procedurave:
- themelimin e një ndërmarrjeje nga ana e qytetarëve të huaj
- kërkesa dhe rinovime të dokumentave të qëndrimit për arsye pune
- kërkesa dhe rinovime të lejeve të qëndrimit për bashkim familjar
- kërkesë për kartën e qëndrimit
CNA e Modenas i përmbahet protokollit provincial përsa i përket çështjeve të emigracionit; për më tepër ka një përfaqësues të saj në Konsultën Provinciale dhe në Këshillin Territorial për emigracionin.
Sfida e madhe të cilën do të na duhet ta përballojmë në të ardhmen e afërt është ajo që të dimë të njohim dhe të shfrytëzojmë mundësitë që lidhen me fenomenin e emigrimit dhe me një shoqëri të ardhme multi-etnike.
CNA e Modenas, gjithmonë përbri biznesmenëve në sfidat e së ardhmes, propozon sot një shërbim të ri, të menduar dhe të adresuar në drejtim të subjekteve të ndryshme të skenës ekonomike.
- QYTETARIT TE HUAJ që ka për synim të fillojë një aktivitet pune të pavarur, CNA WORLD i ofron një shërbim orientimi, konsulence dhe ndihme për të kryer procedurat administrative
- PUNEDHENESIT që shfrytëzon bashkëpunimin me punonjësit e huaj, CNA WORLD i ofron ndihmë për të kryer procedurat administrative
- PUNONJESIT TE HUAJ, CNA WORLD i ofron ndihmë për procedurat që kanë të bëjnë me emigrimin, si lejet e qëndrimit dhe bashkimet familjare
- TE GJITHE QYTETAREVE EXTRA-BASHKIM EUROPIAN, CNA WORLD u vë në dispozicion konsulencën dhe ndihmën për procedurat që kanë të bëjnë me emigracionin